Reshje shiu dhe bore, ARRSH-shoferëve: Udhëtoni me kujdes, pajisuni me goma dimërore

0 135

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në rajonin verior të vendit.

Konkretisht, në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme.

ARRSH iu bën thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Rajonin Verior.

Në aksin Tamarë-Vermosh, në Valbonë, në Bajram Curri-Kam, Bajram Curri-Fierzë dhe në Qafë Thore-Theth ka pasur reshje dëbore qarkullimi kryhet pa probleme.

Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”-shkruan ARRSH.

Leave A Reply

Your email address will not be published.