Rend dhe siguri aspak/24 vrasje në 6 muaj! 12 pas karantinës

0 362

Rendi dhe siguria janë në parametrat më të mirë historik, kriminaliteti është në nivelin më të ulët, janë deklarata të përsëritura vazhdimisht nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë 2020. Por a përputhen këto deklarata me situatën në realitet? Ekzekutime, vrasje dhe përplasje mes bandave, i kthyen muajt pas karantinës në ditët më të përgjakura që ka përjetuar vendi.

Karantina nga pandemia e Covid-19 për disa shërbeu edhe për të thurur plane për hakëmarrje. Menjëherë sapo vendi u rikthye në normalitet, 70 ditë nga kthimi në jetën e përditshme, janë regjistruar 12 ngjarje kriminale, 4 prej të cilave me nga 2 viktima. Kol Murrani rapsod i njohur dhe Preng Simoni miq me njëri-tjetrin u ekzekutuan nga breshëria e automatikut teksa kishin shkuar për vizitë në banesat e tyre në fshatin Lalm Lukaj. Po në të njëjtën ditë një atentat mafioz u shënua në Durrës. Tek tregu i makinave dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia u ekzekutuan me breshëri automatiku ndërsa ngjarja u zbardh brenda pak ditëve me arrestimin e Altin Ndocit dhe Klevis Allës, të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Një tjetër atentat mafioz mbrëmjen e 30 majit në qytetin e Laçit. Në një hotel u vranë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ndërsa gjatë shkëmbimit me armë zjarri njëri nga autorët, tashmë në pranga, mbeti i plagosur. 3 javë më pas policia arrestoi Eduart Lamajn, teksa mjekohej ilegalisht në një spital privat.

4 ditë më pas përgjakja ndodhi në Krujë. Mbrëmjen e 4 qershorit pranë banesës së tyre u ekzekutuan Gramoz dhe Xhontil Bardhi, pas ngjarjes uniformat blu identifikuan autorin Roland Pula por ndonëse kanë kaluar më shumë se 3 javë ende 32-vjeçari nuk është vënë në prangat e policisë. Më 8 qershor, Ardjan Çapja, i shpëtoi atentatit të tretë. 55-vjeçari u qëllua me snajper nga një distancë e largët nga Kodër Krasta.

Hekuran Billa u ekzekutua me një plan të detajuar. Burgimit përjetë për vrasjen në Angli të Prel Markut në 2006, 40-vjeçari ia kishte hedhur duke korruptuar drejtësinë duke fituar lirinë më janar 2019. Viktor Marku i arrestuar, dyshohet se mori hakun e vëllait të tij, në një atentat që bashkëpunëtor pati edhe nipin, Sebastian Malin. Në një ngjarje të tillë kriminale është përfshirë edhe një vajzë 26-vjeçare, Adjola Lakra, e cila po përballet me drejtësinë. E dashura e Billës, dyshohet se është përdorur si karrem nga atentatorët e dyshuar, edhe pse një version të tillë nuk e ka pranuar.

Ku është sigurua? Rendi? Policia e Shetit dhe propaganda e qeverisë që në vend ka kontroll dhe rend. Trendin e përkeqësimit të kriminalitetit në vend e konfirmoi edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2019. Gjatë vitit 2019, në organin e prokurorisë janë trajtuar 5.988 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 3,73 % në krahasim me vitin 2018. Janë ndjekur gjithsej 44 289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45 % në krahasim me vitin 2018, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme mbi kriminalitetin gjatë vitit 2019. Shkatërrimi i pronës me anë të eksplozivit,si një ndër treguesit e kriminalitetit, evidentohet në trend rritës në Raportin e Prokurorisë së Përgjithshme. Shkatërrimi i pronës” për vitin 2019 është 4,45 %, ndërsa në vitin 2018 ky tregues ka qenë 4,1 %.

Leave A Reply

Your email address will not be published.