Reforma Zgjedhore/Kume: Referendum ku shqiptarët të pyeten për…

0 368

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, ka reaguar lidhur me situatën në të cilën ndodhet Reforma Zgjedhore, e cila ende nuk është miratuar nga Këshilli Politik. Kume thotë se do të vazhdohet me këmbëngulje të kërkohet zhvillimi i një referendumi, kjo për të pyetur shqiptarët nëse e duan apo jo ndryshimin e sistemit zgjedhor.

”Ne do vazhdojmë të kërkojmë me këmbëngulje realizimin e një referndumi të tillë që qëllim kryesor ka të shprehet populli nëse është dakort apo jo për ta ndryshuar këtë sistem e të prodhojmë presionin maksimal të mundshëm të domosdoshëm për klasën tonë politike që ta trajtojë këtë problem me përparësi”.

Sipas tij, politika shqiptare nuk e do ndryshimin e sistemit zgjedhor. ”Kush e ka ndjekur zhvillimin e Reformës Zgjedhore, pa vështirësi duhet të ketë vënë re që për shumë gjëra s’janë dakort por për një gjë janë dakort të mos trajtojnë problemin e sistemit zgjedhor për një çështje që edhe KQZ-ja nuk arriti të merrte vendim”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.