Reforma Zgjedhore drejt fundit. Të hënën drafti shkon në Kuvend

0 345

Marrëveshja e arritur mes palëve që janë pjesë e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, pritet që të finalizohet në Kuvend. Në mbledhjen e kësaj të premte, bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga PS-ja bëri të ditur se ditën e hënë do të paraqiten amendimet e plota në Kuvend të Reformës Zgjedhore.

”Dakordësuam amendemit që lidhet me financimin në zgjedhjeve dhe rolin e medias. Kemi dy tre pika të vogla, deri të hënën do të kemi të gjitha amendimet ligjore përfshirë edhe formatimin e KQZ. Të hënë maksimumi të martën, shpresoj që të çoj zyrtarisht draftin e Komisionit dhe të vazhdojë diskutimi në Parlament. KQZ nuk ka element surprizë, janë parimet që janë bërë publike, po diskutojmë disa procedura për p[përzgjedhjen e anëtarëve ku do të jetë një skemë e hapur dhe do të reflektohen edhe propozimet e opozitës. Do të lejohen reklamat politike, nuk jemi në kushtet që të ndalojmë reklamat politike. Buxheti do të dyfishojë financimet për partitë dhe raporti do të jetë 1 me 3”.

Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha vetëm se janë diskutuar çështja e medias dhe financimi i partive. ”Sot këshilli diskutoi për çështjet e hapura në zbatim të dakordësisë për administrimin zgjedhor që përmbyllin reformën. Derisa të shihen plotësisht të hartuara në legjislacion garancitë më 5 qershor, jo vetëm administrata, por identifikimi biometrik, por edhe të tjera, deri atë moment këshilli do të punojë për dakordësinë e plotë. Të hënën do të jetë versioni i plotë. Po punohet te financimi dhe çështja e medias. Të hënën do të kemi përpara dokumentin e plotë për t’i dhënë zgjidhje dhe adresim të plotë dakordësisë së 5 qershorit”.

Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, deputetja Rudina Hajdari, u shpreh se aspekti politik i punës në këshill përfundoi dhe tani fjalën e kanë fjalën ekspertët. Ajo këmbëngul në kërkesat e opozitës parlamentare, madje duke kërkuar edhe numërim elektronik, teksa për identifikimin u ra dakord më parë.

”Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes, tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Tani duhet të kodifikojmë dhe ta cojmë në parlament. Beteja ime tani është në parlament, te komisioni i reformës për të shtuar gjërat e tjera. Pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do të shkojmë duke propozuar elementë shtesë, listat e hapura dhe ndryshimin e sistemit. Do të fillojmë që të propozojmë votën e diasporës, do të ngulim këmbë në këtë propozim, pasi ata emigrantë që e kanë mbajtur Shqipërinë me remitanca tu jepet kjo e drejtë. Edhe te administrata dhe pse jo të shikojmë mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këtë këshill ka mbaruar, tani nuk duhet të merremi me në aspektin politik, por t’ua lëmë në dorë ekspertëve dhe në parlament të shtojmë të tjerat”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.