Real Madrid “mbret” në Champion, vendos një rekord unik

0 179

Real Madrid merr me “shuplaka” Celtic. Në ‘Bernabeu’ nuk ka asnjë surprizë, triumfojnë me rezultatin e thellë 5-1 duke siguruar një biletë në fazën e 1/8 si kokë grupi.

Që nga sezoni 2003/04, kur ndryshoi formati i Champions, Real Madrid nuk ka munduar asnjë herë në fazën e 1/8, 20 edicione 20 kualifikime, si askush tjetër. Në këtë renditje, ndiqet nga Bayern Munich me 19 kualifikime në 20.

Luka Modric hapi siparin me një penallti të saktë në minutën e 6-të, të njëjtën gjë beri dhe Rodrygo në minutën e 21-të. Në pjesën e dytë, Asensio, Vinicius dhe Valverde shënuan dhe tre herë të tjera. Goli i Celtic në fund vlen thjeshtë për statistika.

Real Madrid e mbyll me 13 pikë, një më shumë se Leipzig. Gjermanët mposhtën Shakhtar me rezultatin e pastër 4-0 duke siguruar një biletë për në fazën e 1/8. Në Europa League si e treta në grup kalon Shakhtar Donetsk.

Leave A Reply

Your email address will not be published.