Raportoi nga Wuhani për Covid-19, gazetarja dënohet me burg

0 317

Autoritetet kineze dënuan me 4 vjet burg ish-avokaten e kthyer në gazetare, Zhang Zhan, e cila mbuloi krizën e pandemisë së Covid-19 në qytetin e Wuhanit.

Sipas gjykatës së Shangait, e cila dha vendimin, Zhan u shpall fajtore për nxitje të incidenteve, në kohën kur raportoi të dhënat e para për virusin nga qyteti vatër i Wuhan, që atëherë konsiderohej një pulmoni misterioze.

Raportimet e 37-vjeçares u publikuan në mediat sociale dhe tërhoqën menjëherë vëmendjen e autoriteteve. Ajo u arrestua në maj dhe akuzua për të dhëna false në reportazhet që u ndanë në Twitter, YouTube e WeChat.

Zhang akuzoi autoritetet kineze për mungesë transparence dhe e konsideroi izolimin e Wuhanit, shkelje të të drejtave të njeriut. Ajo është gazetarja e parë e dënuar, nga 4 të arrestuarit në total për mbulimin e ngjarjeve të Wuhanit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.