Raporti i Freedom House/ Meta: Kambanë alarmi, duhet përgjigje nga të gjithë

0 373

“Kambanë alarmi”, kështu e quan Presidenti Ilir Meta, raportin e ”Freedom House”, i cili ka dalë në përfundimin se Shqipëria rënie në qeverisje demokratike vitin e fundit. Kreu i shtetit thotë se është i shqetësuar nga konkluzionet e këtij raporti, duke theksuar se duhet një reflektim dhe një përgjigje nga të gjithë aktorët politik.

Postimi i plotë

Thellësisht i shqetësuar nga konkluzionet e raportit të organizatës “Freedom House”. Përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë, rënia ne qeverisje dhe proces zgjedhor kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Konkluzioni në raport se: “Nga Tirana në Tbilisi, ata që janë në pushtet, nuk janë të interesuar që ta bëjnë parlamentin një vend ku diskutohet” është një këmbanë e fortë alarmi.

Është koha për një ringritje të menjëhershme dhe për një trajektore të re të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, me qëllim përmbushjen sa më parë të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian, me qëllim integrimin e plotë të vendit pa zvarritje të mëtejshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.