Rama sqaron pse nuk mund të përdoret nafta vendase

0 249

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sërish se përse në vendin tonë nuk përdoret nafta vendase. Sipas kreut të qeverisë, rezervat e naftës në vendin tonë nëse përpunohen kushtojnë më shumë sesa po ta marrim nga jashtë.

“Po kur të mungojë fare kur të bjerë oferta dhe mos ketë energji. Po kur të mungojë nafta? Sot që flasim furnizimi me naftë është problemi kryesore. Të gjitha vendet po i mbyllin kufijtë, siç bënë me pandeminë. Kompanitë këtu të grurit kanë 20 mijë ton të kontraktuara në Serbi, por janë mbyllur dhe ne duam ta hapim me diplomaci, me Ballkanin e Hapur. Nëse Ballkani i Hapur vlen, le ta tregojnë tani.

Është shumë e rëndësishme që ne të biem dakord për faktet. Është habia e madhe dhe është e pamundur të merret vesh nëse dilet sic dalin këta dhe u thuhet shqiptarëve se këtu qeveria e vjedh naftën dhe energjinë sepse ne e kemi. Ne na i ka dhënë zoti energjinë dhe naftën. Në fakt ne na ka dhënë zoti një vend me shumë burime ujore, por zoti nuk prodhon energji. Energjinë e prodhojnë HEC, e prodhojnë fotovoltaikët nuk e prodhon zoti dhe Shqipëria nuk e prodhon dot të gjithë sasinë prandaj duhet të shkojë në tregun ndërkombëtar.

Shqipëria prodhon një energji që varet nga zoti, dmth nga shiu. Ne jemi vend me energji të rinovueshme, por kur nuk ka shi, ne mbetemi.

Se thonë mbajeni, mos e shisni, po ku ta çojmë në dollap apo në frigorifer. Ne e shesim lirë në kohën kur kemi shumë reshje. Po ta mbajmë shpërthejnë digat dhe mbytet veriu. Pse, sepse na mungon Skavica prandaj po e ndërtojmë.

Ne nuk na i ka dhënë zotin naftën. Shqipëria ka një naftë dhe rezerva është një naftë e rëndë që po të përpunohet kushton shumë herë më shumë sesa po ta marrim nga jashtë. Prandaj kthehet në bitum”, sqaroi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.