Rama ”nxjerr” policinë në terren

0 418

Të martën kryeministri Edi Rama, foli me tone të forta në lidhje me rritjen e kurbës së Covid-19 në Shqipëri. Sipas tij, kjo rritje edhe si rezultat i grumbullimeve të mëdha të njerëzve, mos respektimit të masave nga ana e bizneseve, por edhe i qytetarëve. Për këtë arsye policia ka zbritur në terren për të këshilluar qytetarët. Nga njëri qytet në tjetrin, uniformat blu i është rikthyer këshillimeve të qytetarëve për respektimin e protokolleve.

Drejtori i policisë së qarkut Vlorë, Artion Duka, në një prononcim për mediat, ka konfirmuar se kontrollet janë shtuar kryesisht në bare dhe ambiente publike duke kërkuar nga qytetarët respektim të masave anti-covid. Duka ka theksuar se policia ka listën dhe emrat e personave të infektuar në Vlorë të cilët janë nën monitorim. Vlora është më e riskuar aktualisht pasi janë disa vatra infeksioni, duke theksuar se kontrollet do të vijojnë ndërsa nuk do të lejohet asnjë grumbullimi personash, duke kërkuar edhe nga qytetarët respektim të të gjitha masave.

Edhe policia në Berat u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë protokollet e sigurisë me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19. Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos qëndrojnë grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe të mos pranojnë shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Duke marrë shkas nga numri në rritje i personave të infektuar nga virusi Covid-19, kërkojmë bashkëpunimin, mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

Respektoni protokollet e sigurisë, për të mos rrezikuar shëndetin e tuaj dhe të të tjerëve, distancimin social, bëni kujdes në ceremonitë festive dhe ato mortore, duke mos u grumbulluar në mënyrë masive. Mos qëndroni grumbull në ambientet e brendshme të lokaleve, bareve, restoranteve, qendrave tregtare apo marketeve dhe mos pranoi shërbim klienti nga persona që nuk kanë vendosur maska mbrojtëse dhe dorezat.

Shmangni grumbullimet në ambiente publike, pasi janë në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe janë rrezik potencial për t’u infektuar dhe përhapur Covid-19. Cilido që është i infektuar me Covid-19, të respektojë në mënyrë rigoroze vetëkarantinimin.

Policia disponon të gjitha listat e përditësuara me emrat e personave të infektuar dhe do vijojë ushtrimin e kontrolleve të pandërprera për monitorimin e kësaj kategorie, duke marrë masa për cilindo që shkel këtë rregull, sipas sanksioneve ligjore në fuqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.