Rama nga Shkupi: Koha për të projektuar të ardhmen përtej luftës, duhet ndërtuar një plan

0 187

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen mes dy qeverive, të Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut u ndal te lufta në Ukrainë dhe te efektet e saj çmimet e larta dhe inflacioni.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se duhet projektuar e ardhmja përtej luftës ndërsa shtoi se duhet ndërtuar një plan i përbashkët përtej kësaj faze të zymtë.

“Ky është një takim i rëndësishëm, një mbledhje e dy qeverive. Lufta e Vladimir Putinit në Ukrainë godet shkatërron hap plagë dhe dëbon njerëz nga vendi i tyre. Nga ana tjetër është e provokuar për të gjunjëzuar bashkësinë euroatlantike, të gjitha vendet në Perëndim, pjesë e së cilës jemi edhe ne, RMV dhe Shqipëri,. Lufta në vendet tona ka ardhur me çmime stratosferike të energjisë në tregje ndërkombëtare si edhe inflacioni i saj. Kjo kohë për botën ka sjellë shumë ndryshime. Ne në rajon jemi të vegjël për të qëndruar me kurriz nga njëri-tjetri dhe kemi shumë për të bërë me njëri tjetrin. Sot të dy vendet tona kanë çelur procesin e negociatave dhe kanë hedhur një hap të rëndësishme. Në 6 dhjetor do të mbahet Samiti dhe ne do të jemi aty. Është koha besoj unë për të projektuar të ardhmen përtej luftës duke e kërkuar nga njëra anë së bashku nga BE që të na përfshijë më shumë në të gjithë përpjekjen e organizuar për t’i rezistuar qoftë goditjes së çmimit të energjisë elektrike qoftë inflacionit të luftës. Por edhe për të ndërtuar një plan të përbashkët që të na japë një mundësi të shohim përtej kësaj faze të zymtë”, tha Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.