Rama nga Derviçani: Kemi mes nesh edhe djallin vetë Pirro Dhimën, ku je Spirro

0 147

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është ndalur këtë të enjte në fshatin Derviçan të Dropullit, për të takuar banorët minoritarë që jetojnë në këtë zonë.

Në Derviçan, kryeministri grek është shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama i cili u shpreh para banorëve “ju kisha premtuar që do e sillja këtu të birin e të atit e ja ku e keni”.
Në këtë takim ka qënë pjesëmarrës edhe peshengritësi Pirro Dhima, të cilin Rama e ka cilësuar “djalli vete” me ironi.

Rama: Më vjen mirë që nga ky komunitet ka artistë që aktivitetin e tyre e zhvillojnë në Janinë por që janë të pandarë nga kjo zonë.

Më behet qejfi qe kemi mes nesh edhe djallin vete, Pirro Dhima, ku je Spiro. S’kanë lënë gjë pa i thënë, por siç thotë Niçja, çfarë nuk të vret të forcon, kështu që edhe ti më i fortë bëhesh, e unë si tradhtar profesionist të përshëndes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.