Rama: Nga 1 qershori rihapet qarkullimi në të gjithë vendin

0 820

Nga 1 qershori nuk do të ketë zona të kuqe dhe të gjelbra, pasi qarkullimi do të rihapet në të gjithë Shqipërinë. Kryeministri Edi Rama në komunikimin e tij të fundit lidhur me Covid-19, duke sqaruar se kjo është java e fundit ku masat shtrënguese do të jenë në fuqi. Që do të thotë, deri të dielën do të mbetet në fuqi lëvizja për këmbësorët deri në orën 21:00 e ndërsa fundjavat do të jenë njësoj, ku lejohet të dalin gjyshërit dhe prindërit me fëmijë. Më pas, Shqipëria do të hapet, ku çdo qytetarë do të vishet me përgjegjësi individuale shtesë në mbrojtjen e vetëvetes dhe familjarëve ndaj Covid-19.

Nga 1 qershori

S’ka më zona të kuqe/ të gjelbra
Rihapet qarkullimi në të gjithë Shqipërinë
Hapen kopshtet dhe çerdhet
Hapen kufijtë tokësor
Hapen plazhet për hotelet (10 qershor për të gjithë qytetarët)

Do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura

Aktivitetet sportive dhe kulturore me spektatorë
Transporti publik
Dasmat dhe funeralet me shumë njerëz

Leave A Reply

Your email address will not be published.