Rama: Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme

0 186

Kryeministri Edi Rama ka thënë se në prill të këtij viti do të mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë.

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama tha se kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, por edhe kategoritë në nevojë sipas mundësisë.

Në fund të postimit të tij, Rama shton se qeveria që ai drejton është qeveri e shumicës, jo e disave.

Reagimi i Ramës:

📚Në prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë🫶❤️🤝

Kjo është #QeverieShumicës🇦🇱 #JoeDisave

Leave A Reply

Your email address will not be published.