Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Abu Dabi në Dubai.
Ky udhëtim vjen pas vizitës që kryeministri Edi Rama pati në Izrael, ku u takua me krerët më të lartë shtetëror.
Ndërkohë, pas mbërritjes në Abu Dabi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale, Rama shkruan; “Pas Izraelit, një gjysëm dite në Abu Dabi, për t’u takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan”