Rama: Kjo protestë i shërben Rusisë, është pjesë e strategjisë së saj

0 263

Kryeministri Edi Rama tha se ptotestat e zhvilluara në Shqipëri kundër rritjes së çmimeve, i shërbejnë Rusisë, pasi është pjesë e strategjisë së saj.

Në takimin me pensionistët për paketën e Rezistencës Sociale, kreu i qeverisë tha se rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në asnjë vend, ku janë ndjerë pasojat e luftës nuk dalin në protesta.

Rama: Si mund të jemi ne i vetmi vend që dilet dhe protestohet për pasojat e luftës mbi çmimet, ku në asnjë vend tjetër ku efektet janë njësoj dhe të gjithë janë të shqetësuar të dalin njerëzit për të protestuar kundër luftës, këtu bëhet një protestë që mund ti pëlqeje Rusisë. Kjo është një nga pjesët e strategjisë të asaj lufte. Që njerëzit që mbështesin Ukrainën të dalin në protesta ekonomike dhe më pas të harrojnë se çfarë luhet atje. Atje nuk luhet fati i Ukrainës, por i Evropës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.