Rama kërkon falje për lajmin e investimit të Alabbar në Zagreb: Nuk reflekton të vërtetën, gabova

0 139

Një postim në Twitter i kryeministrit Edi Rama ditën e enjte lidhur me projektin e investitorit arab Alabbar në Zagreb të Kroacisë, bëri bujë pasi në të vërtetë rezultonte se ai projekt nuk ishte zhvilluar kurrë.

Qytetarët kroatë dhe opozita atje ishin ngritur dhe kishin arritur të fitojnë duke rrëzuar vendimin e kryebashkiakut të Zagrebit, për projektin që kishte shumë mister brenda.

Sot, kryeministri Rama në përgjigje të gjithë reagimeve që pati në media, ka bërë një postim në Twitter, për të kërkuar ndjesë.

Rama në këtë shënim shkruan:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!

Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!

Leave A Reply

Your email address will not be published.