Raketat në Poloni, Medvedev: Rrit gjasat e shpërthimit të një lufte botërore

0 153

Sulmi raketor në territorin polak tregon se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore, tha ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Në një deklaratë në Twitter, Medvedev shkroi: “Historia e sulmit me raketa ukrainase në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: Perëndimi, me luftën e tij hibride me Rusinë, rrit gjasat e shpërthimit të një lufte botërore”.

Presidenti polak Andrzej Duda tha më herët se vendi nuk kishte prova konkrete që tregonin se kush e gjuajti raketën, e cila goditi një fabrikë polake rreth katër milje larg kufirit me Ukrainën dhe vrau dy persona.

Dhe më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak tha se ishte e rëndësishme të ruhej qetësia dhe të vërtetoheshin faktet rreth sulmit raketor.

Leave A Reply

Your email address will not be published.