Qeveria “Rama 2” nën hetim nga OKB

0 413

Qeveria “Rama 2” ka kaluar në skanerin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Arrestimet dhe ekstardimet ndaj shtetasve turq, Harun Çelik dhe Selami Şimşek, kanë shqetëuar OKB-në. Ekstradimi me aksion policor në orët e para të datës 1 janar, u kritikua nga opozita dhe nga Brukseli. Përmes një komunikimi zyrtar përcjellë qeverisë shqiptare më 20 mars 2020, kërkohet urgjentisht informacione mbi zhdukjen me forcë dhe dëbimin e Harun Çelikut në Turqi më 1 janar 2020 dhe rrezikun që ekziston për zhdukjen e Selami Şimşek dhe dëbimin e tij të paligjshëm drejt Turqisë. Qeveria Rama ende nuk është pergjigjur. Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj ka justifikuar veprimet dhe procedurat e ndjekura nga policia.

Grupet e punës dhe raportuesit kërkojnë nga qeveria shqiptare informacione dhe sqarime të detajuara si:

1-Informacion shtesë dhe çdo koment mbi akuzat për zhdukjen me forcë dhe shkeljet e rënda të të drejtave të shtetasve turq.

2- Informacion mbi vendndodhjen aktuale dhe gjendjen shëndetësore të Şimşek, si dhe masat e marra nga qeveria për t’i siguruar atij akses të shpejtë dhe sistematik me përfaqësuesin e tij ligjor.

3-Informacion mbi statusin aktual të procesit të aplikimit të Şimşek për azil politik dhe mbrojtje ndërkombëtare.

4-Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore për dëbimin e Çelik në Turqi, përfshi një sqarim të detajuar sesi kjo masë (dëbimi i Çelik) është në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga konventat e ratifikuara nga Shqipëria (Konventa kundër Torturës, Konventa mbi Statusin e Refugjatëve, Konventa mbi Zhdukjet me Forcë).

5-Informacion mbi bazën faktike dhe ligjore (masat në kuadër të sigurisë kombëtare, apo masa të tjera) që është përdorur për të justifikuar dëbimin në Turqi të personave të akuzuar për simpati ndaj lëvizjes Hizmet/Gulen që kërkojnë azil në Shqipëri.

6-Informacion të detajuar mbi mënyrën e vlerësimit gjithëpërfshirës dhe individual të rrezikut nga autoritetet shqiptare (në kuadër të masave procedural dhe analizës së situatës në vendin e kthimit), për të siguruar që të drejtat themelore të këtyre individëve të mos shkelen, në procesin e kthimit dhe në vendin ku ata kthehen.

7-A i janë kërkuar qeverisë së Turqisë nga qeveria e Shqipërisë, garanci me shkrim që të drejtat e personave e kërkuar nga Turqia në rast kthimi nuk do të shkelen, përfshi të drejtën e lirisë, të sigurisë personale dhe të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor, në rast se akuzohen për kryerjen e ndonjë vepre penale? Dëshmi nga qeveria shqiptare që garanci të tilla janë kërkuar dhe janë marrë.

8- Informacion mbi garancitë që ekzistojnë dhe masat e marra për t’i zbatuar këto garanci, me qëllim shmangjen e deportimeve apo kthimin me forcë nga Shqipëria drejt vendeve ku liria, siguria personale, integriteti apo jeta e çdo individi në një situatë të ngjashme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.