Putin: Gati për dialog nëse Kievi njeh disa rajone si ruse

0 186

Presidenti rus, Vladimir Putin, i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse.

Duke folur me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, Vladimir Putin tha se Ukraina duhet të marrë parasysh “realitetet e reja territoriale” që të ndodhin bisedimet.

Putin tha më parë se Rusia ishte gati për bisedime, duke akuzuar Ukrainën dhe Perëndimin për refuzim të bashkëpunimit.

Por Rusia e ka bërë të qartë se Ukraina duhet të heqë dorë nga territori në mënyrë që të fillojnë bisedimet.

Sipas Kremlinit, në bisedimet me Erdogan, presidenti rus kishte “pranuar rolin shkatërrues të Perëndimit, duke dërguar armë në Kiev dhe duke ofruar informacion dhe udhëzime”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.