Pushtimi rus i Ukrainës, këshilltari i Zelensky: Janë vrarë rreth 13.000 ushtarë ukrainas që nga fillimi i luftës

0 150

Deri në 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, ka deklaruar Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

As Kievi dhe as Moska nuk priren të nxjerrin shifra për viktimat dhe komentet e Podolyak nuk janë konfirmuar nga ushtria ukrainase.

Në qershor, ai dekaroi se rreth 100 deri në 200 ushtarë ukrainas po vdisnin çdo ditë.

Muajin e kaluar, gjenerali më i lartë amerikan, Mark Milley, tha se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe 100.000 ukrainas ishin vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës.

Në një fjalim të mërkurën, kryetarja e Komisionit të BE-së Ursula Von der Leyen tha se 100.000 trupa ukrainase ishin vrarë. Megjithatë, një zëdhënës i Komisionit të BE-së më vonë sqaroi se ky ishte një gabim, dhe shifra i referohej të vrarëve dhe të plagosurve.

Duke folur për kanalin televiziv ukrainas Channel 24, Podolyak tha se Kievi “po flet hapur për numrin e të vrarëve”.

“Ne kemi vlerësime zyrtare nga Shtabi i Përgjithshëm, vlerësime zyrtare nga komandanti i përgjithshëm Zelensky dhe shifrat variojnë nga 10.000 deri në 12.500-13.000 të vrarë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.