PSG po përgatitet për largimin e Messi-it

0 24

Presidenti i klubit parisien Al-Khelaifi kërkon të sjellë një mesfushor, për të ndihmuar Mbappe

PSG po mendon për të ardhmen, ku nuk bën pjesë Lionel Mesi.

Kontrata e yllit argjentinas me klubin parisien përfundon në Qershor të 2023-it.

Presienti Nasser Al-Khelaïfi e di se Mesi nuk do të pranojë që të qëndrojë më shumë në “Park de Prins”, e për këtë arsye e ka gati zgjidhjen.

Të ardhmen e PSG-së, ai e shikon me Kilian Mbappen qendrën e ekipit, dhe synon që yllit francez t’ia bëjë sa më të thjeshta gjërat përpara portës.

Kështu, kur tredhëmbëshi Mbappe-Nejmar-Mesi nuk do të jetë më, numri 1 i klubit bashkë me këshilltarin e merkatos Luis Kampos, kanë vendosur që të afrojnë një mesfushor të zot, që të jetë në shërbim dhe sintoni me Mbappenë.

Puna ka nisur për të sjellë në Paris Ngolo Kanten. Francezi ka qenë në vëmendjen e PSG-së në vitet e fundit, e tani është momenti i duhur për të arritur akordin.

31-vjeçari nuk ka pranuar që të rinovojë me Çelsin, pasi nuk i pëlqen oferta e bërë.

Kontrata mesfushorit i mbaron në 30 qershorin e ardhshëm dhe ai po shqyrton ofertat e ndryshme që i kanë ardhur.

Për drejtuesit e PSG-së, ky është një rast ideal për të marrë falas një futbollist të një nivelit të lartë si Kante, për më tepër që ka një marrëdhënie mjaft të mirë me Mbappenë.

Edhe pse mesfushori ka shfaqur probleme fizike në muajt e fundit, prapë te parisienët janë të bindur se ai do të bëjë mirë nëse bëhet pjesë e klubit, e gjithashtu do të ndihmojë që të rritet potenciali i sulmuesit francez.

Sipas revistës spanjolle “Don Balon”, këmbëngulja e PSG-së ka bërë që Kante të joshet nga kjo mundësi e re dhe ta përcaktojë të ardhmen e tij, edhe pse duhen nëntë muaj që kontrata e tij me Çelsin të përfundojë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.