Provimet e maturës dhe të lirimit? Shahini: Vendosim javës tjetër

0 326

Në këtë kohë të çlirimit të vendit nga karantina, ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se procesi mësimor do vijojë dhe konsiderohet i mbyllur nëse arrihet të përmbyshet programi i vendosur në fillim të vitit shkollor.

“Janë xhiruar 1.2 milionë minuta video amatore të mësuesve, që është një përpjekja gjigande për të kaluar online këtë proces mësimor. Vitin shkollor do ta konsiderojmë të mbyllur për shkak se kështu po në të gjithë botën. Çfarëdo që kemi humbur në këtë pjesë, do ta kompensojmë në fillimin e vitit të ri shkollor. Viti shkollor do te mbyllet dhe do ta konsiderojmë të mjaftueshëm për mësimet që janë bërë deri tani”.

Nga ana tjetër, ajo foli dhe për provimet e lirimit dhe të maturës, ku shtoi se javës tjetër do të vendoset në do mbahen apo jo. “Sa i preket datave të provimeve, mendojmë të jenë në qershor. Nëse kthehemi në shkollë apo jo, apo nëse provimi do mbahet do ta marrim një vendim kësaj jave. Jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë, por po presim një vendim final nga Task-Forca nëse është e sigurt mundësia për kthimin në bankat e shkollave. Nesër kemi mundësi ta zhvillojmë duke mos rrezikuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, gjithsesi ne do e bëjmë kthimin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.