Protestuesit para kryeministrisë: Një sukses i kësaj proteste është se ka 4 ditë që Erion Veliaj nuk del ma në TV!

0 312

Protesta para kryeministrisë po njeh episode të rralla, pasi po flasin qytetarë të thjeshtë. Të gjithë kërkojnë nga kryeministri Rama që të dëgjojë zërin e popullit, pasi thika u ka shkuar në kockë nga mungesa e sigurisë ekonomike dhe çmimeve të larta.

Një nga protestuesit tha se “kur thua se jemi në luftë zoti kryeministër, atëhere pse ju shkoni e shetisni në Dubai?!”. Kurse një tjetër tha se “një nga sukseset e kësaj proteste mbetet edhe se ka 4 ditë që Erion Veliaj nuk del në televizion”. Pra se e ndjen se Ramës po i fiket qiriri politik.

Leave A Reply

Your email address will not be published.