Protesta/Përdhoset statuja e gazetarit të huaj që përshkroi Shqipërinë (VIDEO)

0 381

Vala e protestave të forta anti-raciste dhe që kulmon në shkatërrimin e simboleve që gjykohen si homazh i personazheve raciste ka përfshirë edhe Italinë. Bëhet fjalë për një nga personalitetet më të njohura të shekullit të kaluar, gazetarin Indro Montanelli, statuja e të cilit është vandalizuar dje në Milano.

Statuja e bronztë është spërkatur me ngjyrë të kuqe dhe janë shkruar akuza si “racist” dhe “përdhunues”. Gjesti, fillimisht anonim, është marrë përsipër nga një grup studentor i qytetit verior, si solidaritet me lëvizjen Black Lives Matter që është shpërndarë në SHBA dhe Europë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.

Indro Montanelli është një figurë qendrore e gazetarisë italiane, dhe jo vetëm. Reportazhet e tij nga Afrika dhe zonat e luftës gjatë konfliktit të dytë botëror për gazetën Corriere della Sera janë disa nga majat e gazetarisë ndërkombëtare, që e ka vlerësuar si një prej 50 figurave më të rëndësishme të saj. Gazetari k alenë edhe përshkrimet e detajuara të Shqipërisë në vitet ’30, ku majat i arrin në romanin “Shqipëri, një dhe një mijë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.