Protesta në Malin e Zi, kërkohet mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme

0 213

Me slogane kundër qeverisë, pro Bashkimit Europian dhe Ukrainës, qindra qytetarë protestuan në kryeqyteitn e Malit të Zi në Podgoricë. Manifestimi u mbështet nga partitë opozitare, në krye me Partinë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq. “Tradhti nuk është demokraci” , “Nuk ka qetësi me fashizmin”, apo “Jemi këtu për Malin e zi dhe BE”, ishin disa prej thirrjeve të protestuesve drejtuar qeverisë teknike të Dritan Abazoviç dhe partive që kanë shumicën në parlament me në krye me Frontin Demokratik pro-rus.

“Jam këtu për të mbështetur një Mal të zi europian dhe përpjekje të vendit për t’iu bashkuar BE-së. Në përcjellim mesazhin se Mali i zi eshtë i gjallë dhe ne nuk heqim dorë nga shteti, kushtetuta dhe flamyri ynë”, tha Goran.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme. Shumica parlamentare, për më shumë se dy muaj refuzon që të reduktojë mandatin e Parlamentit dhe t’i hapë rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja URA e Abazoviçit po tentojnë të ndryshojnë ligjin për të formuar një qeveri të re, të tretën që nga mbajtja e zgjedhjeve më 2020.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu tërheqjen e një ligji që kufizon fuqitë e presidentit për të krijuar qeverinë.

“Jemi këtu për të mbrojtur shtetin dhe për të parandaluar përpjekjet për kapjen e pushtetit nga ata që po përpiqen të shembin çdo gjë për të cilën kemi luftuar kaq fort”, u shpreh Bojan Vujoviç.

Që nga fillimi i vitit, Mali i Zi është përballur me krizë politike pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviçit dhe refuzimit të shumicës parlamentare që të mbahen zgjedhje të reja.

Për më tepër, pothuajse të gjitha institucionet janë me ushtrues detyre, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, institucion që nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.