Protesta e 6 Dhjetorit, Meta përfundon takimin me Berishën: Jemi për Shqipëri europiane

0 176

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar pas rreth një ore takimin ne Sali Berishën në selinë blu në prag të protestës së datës 6 Dhjetor kur pritet të mbahet edhe samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Meta deklaroi se opozita është për një Shqipëri europiane dhe jo për regjim policor. Ndërsa shtoi se sigurinë e Europës nuk e kërcënojnë qytetarët por vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer vendin tonë në logjistikë të mafies ndërkombëtare.

“Kjo është çështje kushtetute. Jemi për Shqipërinë europiane jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimin e të gjithë procesit të integrimit europian.

Sigurinë e Europës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare me në krye kokainën. Nuk vjen asnjë problem nga qytetarët që duan një Shqipëri europiane, sot dhe asnjë ditë më vonë”, tha Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.