Protesta e 11 shkurtit, Berisha nuk humb kohë dhe thërret deputetët

0 137

Pasi caktoi dje 11 shkurtin si datë për të mbajtur protestën e radhës, kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë sot Grupin Parlamentar.

Sipas tij, fokusi i diskutimit në këtë mbledhje është qasja që do të ketë PD-ja në këtë protestë, të cilën Berisha e cilësoi se do të ishte ‘beteja finale’ ndaj regjimit të Ramës. Në këtë mbledhje që do të nisë në orën 13:00 në selinë blu, Berisha do të njohë deputetët me vendimet e marra dhe mënyrën se si do të organizohet protesta.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryetari i PD-së pati një takim me aleatin e tij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili nënvizoi rëndësinë e protestave. Duke qëndruar të dy në të njëjtën linjë, protesta e 11 shkurtit do t’i gjejë aleatët opozitarë së bashku në shesh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.