Prokuroria e Tiranës me tunel dizifektimi

0 480

Në tregje kryesore në Tiranë dhe ne Drejtorinë e Policisë ka tunel dizifiktimi, ku tashmë listës i shtohet edhe Prokuroria e Tiranës, pas vendimit që Gjyqësori do të rinis punën më 27 prill. Tuneli ka si qëllim parandalimin e çdo situatë të pakëndshme dhe depërtimin e virusit në ambjentet e brendshme, çka do të sillte rrezikun për punonjësit. Kjo që shihni në këto foto është një tunel dizifektimi i ndërtuar në njërën nga hyrjet e prokurorisë së Tiranës. Tuneli është i rrethuar me shirita me qëllim parandalimin e qytetarëve për të hyrë në ambjentet e prokurorisë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.