Presidenti Meta: Referendum për Kushtetutën, populli të vendosë me votë

458

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, deklaroi se Kushtetuta është dokumenti që përcakton demokracinë. “Kushtetuta është ligji suprem, është trupi që mishëron parimet themelore sipas të cilës qeveriset një vend. Si një tempull i shenjtë që i shërben shtetit të së drejtës. Sa më serioz dhe i qëndrueshëm sistemi demokratik i një vendi aq më i rrallë është ndryshimi i kushtetutës. Kushtetuta rrjedh nga dakordësia e një populli. Kushtetuta vijë e kuqe përsa kohë fuqia e saj buron prej popullit”, – tha Presidenti.

Duke ju referuar përvjetorit të miratimit të Kushtetutës, Presidenti tha se ky dokument përcakton ndarjen e pushtëve dhe ruan shtetin nga abuzimi.

Kreu i shtetit tha se kushtetuta e hartuar në bashkëpunim me Komisionin e Venecias dhe miratuar me referendum u ndryshua në mënyrë anti-demokratike në vitin 2008. Presidenti u shpreh se këto ndryshime kanë sjellë më pak demokraci dhe kalimin e shtetit nga qytetarët, vetëm te kryetarët e partisë.

(Lajmi në përditësim)

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.