Presidenti Meta: Ja pse nuk isha në stadium sonte

504

Presidenti Ilir Meta ka përgëzuar kombëtaren dhe tifozët për ndeshjen e sotme edhe pse përfundoi në disavantazh për Shqipërinë.

Në një publikim në Facebook, Presidenti ka treguar dhe arsyen se përse nuk ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen. Presidentit shprehet se nuk është i lumtur me faktin që stadiumit ju hoq emrin “Qemal Stafa”.

Postimi i Metës në Facebook:

Të dashur tifoza Kuq e Zi!

Sot keni shkëlqyer me entuziazmin tuaj të pandalshëm duke treguar se tifozët më të mirë jane ata që brohorasin ekipin edhe më shumë kur është në disavantazh. Sot nuk isha dot midis jush sepse jam i palumtur për heqjen e padrejte të emrit të stadiumit tonë kombëtar për arsye komerciale! Por kjo nuk do të thotë se nuk do vij në të ardhmen. Pasi ne të gjithë do themi si gjithmonë: “Do shkojmë në Qemal Stafa!”

Shpresojmë të mos dëgjojmë ndonjë iniciativë të marrë për t’i ndërruar emrin dhe vendit për arsye komerciale.

Nderim për të gjithë ata që luajtën me nder me fanellën kuqezi në “Qemal Stafa” për mëse shtatë dekada!

 

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.