Presidenti Ilir Meta njofton sot konferencë për media: I hapur për çdo pyetje

0 249

Presidenti Ilir Meta njofton se do të zhvillojë këtë të premte një konferencë për media.

Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit thekson se do të dalë në konferencë nga Presidenca në orën 12:30, ndërsa thekson se do të jetë i hapur për çdo pyetje.

“Të dashur miq! Ju ftoj në ora 12.30 të më ndiqni live në konferencë për mediat nga Institucioni i Presidentit të Republikës. I hapur për çdo pyetje!”, shkruan Meta.

Kujtojmë se kjo do të jetë konferenca e parë e Presidentit Meta pas protestës së 8 janarit dhe zhvillimeve të forta në PD, ku kryedemokrati Lulzim Basha ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën, ndërsa ky i fundit ka paralajmëruar aksion më të fortë politik për marrjen e selisë blu.

 

 

Gjithashtu, më 18 janar në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet edhe seanca për kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Ilir Metës si President, me argumentin se ka shkelur Kushtetutën.

Leave A Reply

Your email address will not be published.