Presidenti i Kinës qorton kryeministrin kanadez: Gjithçka ka dalë në gazeta

0 149

Presidenti i Kinës, Xi Jinping është filmuar duke akuzuar kryeministrin kanadez, Justin Trudeau për zbulimin e detajeve të takimit, disa ditë pasi ata zhvilluan bisedime në samitin e G20 në Bali.

Sipas BBC, Presidenti Xi i tha kryeministrit kanadez, përmes një përkthyesi, se kjo ishte e papërshtatshme dhe e akuzoi atë për mungesë “sinqeriteti”.

Ai ka të ngjarë t’i referohej lajmeve se zoti Trudeau diskutoi për spiunazhin e dyshuar kinez dhe ndërhyrjen në zgjedhjet kanadeze në mbledhje.

Bisedimet, të cilat u zhvilluan me dyer të mbyllura, ishin të parat midis dy liderëve në vite.

Në pamjet e filmuara nga gazetarët në mbledhjen tashmë të përfunduar të liderëve botërorë, presidenti Xi dhe zoti Trudeau mund të shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe duke biseduar nëpërmjet një përkthyesi.

“Gjithçka që kemi diskutuar ka rrjedhur në gazeta dhe kjo nuk është e përshtatshme,” i tha udhëheqësi kinez zotit Trudeau.

Pasi buzëqeshi dhe tundi kokën, kryeministri kanadez u përgjigj duke thënë “në Kanada besojmë në dialogun e lirë, të hapur dhe të sinqertë dhe kjo është ajo që do të vazhdojmë të kemi”. “Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive së bashku, por do të ketë gjëra për të cilat nuk pajtohemi,” shtoi ai.

Përpara se zoti Trudeau të përfundonte, presidenti Xi ndërpreu bisedën dhe kërkoi që ai së pari duhet “të krijonte kushtet për të vazhduar punën” – tha ia përfundimisht duke i shtrënguar dorën Trudeau dhe duke u larguar.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze e hodhi poshtë incidentin, duke e përshkruar atë si një bisedë normalr që nuk duhet të interpretohet si kritikë apo fajësim i askujt.

Zëdhënësi, Mao Ning, shtoi se Pekini mbështeti shkëmbimet e sinqerta për sa kohë që ato mbaheshin në baza të barabarta.

Biseda e shkurtër theksoi tensionet midis Kinës dhe Kanadasë, të larta që nga ndalimi i ekzekutivit të Huawei Technologies, Meng Wanzhou në 2018 dhe arrestimi i mëpasshëm në Pekin i dy kanadezëve me akuza për spiunazh. Të tre u liruan më vonë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.