Presidenca: Kallëzimi penal për Dvoranin dorëzohet sot në 3 prokurori

467

Presidenca ka informon se kallëzimi penal për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani do të dorëzohet sot.

Në një njoftim për mediat, Presidenca bënë me dije se padia do dërgohet në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor.

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për Kryetarin e KED, z.Ardian Dvorani do depozitohet sot në: Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Padia u dorëzua në orën 14:30.  Dvorani u akuzua nga Kryetari i Shtetit për veprime mafioze në shkelje të ligjit për të uzurpuar gjykatën kushtetuese. Nëse gjendet fajtor Dvorani rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.

Një tjetër padi është bërë sot nga kreut të KED edhe nga Avokati i Popullit, në Gjykatën Administrative.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.