Prekëse! Qeni pret pronaren të dalë nga rrënojat, që prej pesë ditësh

0 208

Një qen në Hatay të Turqisë ka pesë ditë që pret që pronarja e saj të dalë e gjallë nga rrënojat.

Një burrë aty pranë, Mustafa Sonmez, tha se e njeh gruan që ka mbetur nën rrënoja. Ai tregoi se qeni doli i gjallë nga rrënojat një ditë pas tërmetit dhe që nga atëherë e ka pritur pronaren e saj, sipas videos të shpërndarë nga Reuters.

“Ne e dërguan qenin në një vend tjetër, por ajo u kthye. Ajo vazhdon ta pres pronaren, ajo është ende nën rrënoja”, tha Sonmez.

Kujtojmë se epiqendra e tërmetit në Turqi ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, sipas shërbimit Gjeologjik amerikan.

Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Numri i viktimave ka tejkaluar shifrën e 25 mijë, ndërkohë që ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen ende nën rrënoja. Mendohet që numri i tyre të shkojë në disa qindra.

Leave A Reply

Your email address will not be published.