Porti i Durrësit/Alibeaj-Ramës: Jep llogari për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve

0 171

Deputeti Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në “Twitter” i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e Portit të Durrësit, ku ky i fundit u shpreh më herët se akuzat e bëra nga opozita i cilëson si armiqësi kundër investimit më të madh në rajon, ndërsa shtoi se do ta transformojë qytetin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut.

Alibeaj shkruan se përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët.

Teksa tha se projekti i Portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës e qeverisë, Alibeaj shtoi se kryeministri duhet të japë llogari për abuzimet pa fre me pasuritë e shqiptarëve.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike.

Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan Alibeaj.

Leave A Reply

Your email address will not be published.