Polonia heq katër memoriale të Ushtrisë së Kuqe: Duhet të ishin zhdukur me kohë

0 171

Katër memorialet e Ushtrisë së Kuqe do të hiqen sot, njoftoi kreu i Institutit të Kujtesës Kombëtare (IPN), (organi i ngarkuar me hetimin e krimeve të kohës së luftës dhe të kohës komuniste), Karol Nawrocki.

“Këto përkujtimore duhet të ishin zhdukur shumë kohë më parë, sepse ato përmbysin vetëdijen kombëtare dhe lidhen me fakte që u mungon konteksti historik”, tha Nawrocki.

Memorialet e Ushtrisë së Kuqe po zhduken ngadalë nga Polonia, pavarësisht protestave nga qeveria ruse.

Memorialet e destinuara për t’u zhvendosur ndodhen në Glubczyce dhe Byczyna në Poloninë jugperëndimore, Bobolice në Poloninë veriperëndimore dhe Staszow në juglindje.

“Ne jemi të vendosur që të gjitha memorialet që përkujtojnë sistemin komunist të zhduken nga Polonia”, tha Nawrocki.

Leave A Reply

Your email address will not be published.