Policia rrahu 15-vjeçarin, Veliu nxjerr videon e mamasë së djalit me pistoletë

0 366

Dhunimi i 15-vjeçarit në Tiranë nga efektivë të Policisë së Shtetit, këtë të premte mori goditjen e dytë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu u ka dalë në mbrojtje policëve, pasi publikoi një video të masasë së djalit, e cila sipas tij ka një pistoletë në dorë. Videoja e dhunës që policia ushtroi ndaj djalit ngjalli indinjate dhe shumë reagime. Ndaj policëve ka nisur një hetim disiplinor.

Deklarata e Veliut

Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer.

Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.