Policia në kërkim të Agim Kajmakut, Prokuroria: Të arrestohet

552

Policia e Shtetit është vënë në kërkim të Agim Kajmakut, pas kërkesës së Prokurorisë të Tiranës. Gjykata e Tiranës ka lëshuar një urdhër-arresti për kryetarin e shkarkuar të Bashkisë së Vorës dhe kur forcat e Policisë së Shtetit kanë shkuar në banesë për të arrestuar ish-kryebashkiakun që e kap ligji i dekriminalizimit, ai nuk është gjendur. Ndaj Kajmakut është caktuar masa e sigurisë ”arrest me burg” në lidhje me hetimin që zhvillohet në ngarkim të tij, si i dyshuar për tre vepra penale, “shpërdorim detyre”, “falsifikim i formularëve” dhe “ushtrim i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.

 

Vendimi i Prokurorisë vjen pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votoi pro shkarkimit dhe heqjes së mandatit. Agim Kajmaku, përveç heqjes së mandatit rrezikon të dënohet deri në 4 vite heqje lirie për falsifikim të dokumeteve. Pas verifikimeve Prokuroria e Përgjithshme ia ka përcjellë materialet Prokurorisë së Tiranës, e cila ka nisur hetimet. Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi.

Kajmaku pas denoncimit të PD-së, u verifikua nga prokuroria se ka falsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, duke fshehur arrestimin dhe hetimin në Greqi për veprën penale të përdorimit të parave fallco, si dhe duke fshehur identitetin e rremë të përdorur në Greqi për prindërit e tij. Agim Kajmaku ka pranuar më herët se ai është i njëjti person që në Greqi ka përdorur emrin Jorgo Toto dhe ndaj të cilit ka patur një proces gjyqësor. Pas verifikimeve të kryera edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, Kajmaku thekson se është vënë në dijeni për këtë çështje pasi është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.