“Po shkohet drejt recesionit”, Bozdo: Viti 2023 i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë

0 173

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo deklaroi se viti 2023 do të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Bozdo tha se ekonomia globale po shkon drejt recesionit. Ndërkohë, duke u ndalur te projektbuxheti i 2023-shit, Bozdo tha se ky buxhet është ndarë në mënyrë të tillë sikur asgjë mos të ketë ndodhur.

“Paralajmërimi për krizën vjen nga institucionet ndërkombëtare, që kanë qenë në përgjim të trendëve të ekonomisë botërore. Bazat e recensionit ishin hedhur me pandeminë, për mënyrën se si bota u përqas me këtë pandemi. Vendet filluan të vetëorganizoheshin. Kemi të bëjmë me një situatë fluturake, e paprekshme, e mbushur me rrisqe.”, tha ai.

Pyetjes nëse rrezikohet ehe më shumë situata ekonomike, Bozdo tha: “Pajtohem me faktin se ky vit ka për të qenë i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë. Arsyeja e parë është arsyeja e jashtme. Shqipëria shëmtimet tregtare të saj i ka me vendet e BE. Do të ketë ulje të kërkesës së konsumit. Problemi tjetër, që është problem i gjendjes së ekonomisë shqiptare. Problemi në vitin 2023 vjen nga të dyja anët, nga jashtë që është i induktuar. Mbarsja e ekonomisë botërore me këtë krizë, është e mbartur dhe do shpërthente. Jemi në mungesë të punëtorëve të kualifikuar. Dikur ka qenë korrupsioni, apo dhe mungesa e energjisë elektrike. Sot është mungesa e punonjësve të kualifikuar për kompanitë shqiptare, për shkak të emigracionit.”, shtoi ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.