Po na vëzhgon krimi? Policia heq mbi 50 kamera “spiune” në Kamzë

0 160

Operacioni “Fijet” për çmontimin e kamerave të vendosura kundër ligjit vazhdon.

Albeu.com mëson se mbi 50 kamera janë çmontuar nga policia në Kamzë. Dyshohet se kamerat janë vendosur nga grupet kriminale, të cilat kanë për qëllim kontrollin e lëvizjeve të policisë.

Deri më tani janë hequr qindra kamera të vendosura ilegalisht në lagje të ndryshme në mbarë Shqipërinë, Korçë, Vlorë, Shkodër, Shijak e Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.