Plas sherri për pasardhësin e Skënderbeut

0 277

Shumë është folur lart e poshtë për pasardhësit si dhe trashëgimtarët e heronjve të historisë sonë.
Por po të kthehemi shekuj më parë, në epokën otomane, do të kujtohemi me siguri për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Historia që ai la pas dhe luftërat që bëri për të mbajtur të bashkuar ndaj pushtuesve atë që sot ne mund ta quajmë vendin tonë, janë të shumta.

Sakaq, herë pas here në media kanë dalë persona që kanë shprehur lidhje gjaku me heroi tonë kombëtar. Gazetari italian Loris Castriota ka deklaruar se është ai që ka gjakun e pastër të familjen Kastrioti, duke qenë një pasardhës i Skënderbeut nga linja mashkullore.

Në një intrevistë për emisionin “Goodmorning Albanians”, Loris përgënjeshtroi intervistën e dhënë nga Sophie Castriota për Euroneës, se ajo është stërmbesë e heroit tonë kombëtar. Gazetari italian thotë se Sophie Castriota i përket familjes Bernardini, një degëzim i familjes Castriota në vitet 1700.

“Një degë paralele e familjes që quhej Bernardini, ka pasur këtë linjë pasardhëse që mbërrin deri te Sophie Castriota. Kjo është letra lexojeni mirë dhe unë jam ruajtur gjithmonë se cila është distanca mes familjes time dhe asaj Bernardini. Kjo letër është e firmosur nga unë. Atëherë pikësëpari nuk quhet Castriota. Përmbajtjen e letrës mund ta lexoni dhe pema gjenealogjike është një vijueshmëri mbiemrash, ajo çka ndodhë anash nëpër degë nuk ka rëndësi sepse nuk i përket më të njëjtës familje. Sophie është pjesë e familjes Bernardini që ka qenë e martuar me një anëtar të familjes sonë në vitin 1700”, tha Loris Castriota.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.