Plas dhuna ndaj grave në Tiranë

0 126

Dy raste dhune në familje janë regjistruar këtë të Hënë në kryeqytet. Policia bën me dije se shtetasi S. G., 33 vjeç, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes”, njofton policia.

Po ashtu uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi A. Q., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.