Pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 32-vjeçari në Durrës

0 128

Një 32-vjeçar me iniciale A.L., i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga nga policia.
Policia e Durrësit bën me dije se i riu është vënë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e ZQK Interpol Tirana, në vijim të punës për lokalizimin dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe arrestuan përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin: A. L., 32 vjeç, banues në Durrës”-njofron policia

Të riut i është caktuar nga Gjykata e Milanos, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Në bashkëpunim me Interpol Tirana vijon puna për ekstradimin e shtetasit A. L.

Leave A Reply

Your email address will not be published.