Pikëpyetja e madhe mbi vrasësit e vëllezërve Haxhia

0 378

Policia arriti që pas 4 ditëve nga ekzekutimi mafioz i vëllezërve Haxhia në Durrës, që të kap autorët. Nga ana tjetër u zbulua që dy ekzekutorët e arrestuar janë autorët e një tjetër vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në atë zonë vetëm 2 muaj më parë. Dhjetëra prova që policia gjeti pak orë pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia, ia bënë më të lehtë punën hetuesve për të rënë në gjurmët e autorëve. Altin Ndoci, 33 vjeç, i dënuar më parë trafik droge dhe një 22-vjeçar, u vënë në pranga mbrëmjen e së enjtes.

Gjurmët e gishtave në kallashnikovët që përdorën në vrasje por edhe në automjetin që braktisën janë prova të pakundërshtueshme për policinë, ndërsa mësohet se autori tjetër identiteti, i të cilit nuk bëhet me dije ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.

Ndoci dhe 22-vjeçari, sipas policisë janë edhe autorët e vrasjes së Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdajt ngjarje e ndodhur në 2 mars po në këtë zonë në Durrës. Sipas burimeve të dyja vrasjet lidhen me prishjen e pazareve të drogës ndërsa policia po heton nëse autorët kanë vepruar për llogari të individëve të tjerë pasi ka dyshime se janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda kriminale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.