Përmbytet varka në brigjet e Sirisë, humbin jetën të paktën 53 emigrantë

0 12

Trupat e 53 emigrantëve janë gjetur pasi anija me të cilën po udhëtonin u përmbyt në brigjet e Sirisë.

Ministri i Transportit i Libanit, informoi se 20 të mbijetuar po trajtohen në trajtohen në një spital në qytetin jugor të Sirisë, Tartus.

Anija po transportonte 120 deri në 150 persona kur u mbyt. Ndërkohë që operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Autoritetet ende s’kanë sqaruar se si është përmbytur anija. Gjithashtu është e paqartë kombësia e emigrantëve.

Zyrtarët shtuan se anija ishte nisur nga Minyeh, një qytet pranë qytetit port libanez të Tripolit. Libani pret rreth 1.5 milionë refugjatë sirianë dhe pothuajse 14.000 nga vende të tjera, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR). Ai pret numrin më të madh të refugjatëve për frymë në botë.

Megjithatë, vendi po përballet me një krizë të rëndë ekonomike, të nxitur nga Covid-19 dhe shpërthimi i portit të Bejrutit në vitin 2020, me më shumë se 80% të popullsisë që lufton për të përballuar ushqimin dhe ilaçet.

Situata ka një ndikim në popullsinë emigrante të vendit, shumë prej të cilëve po zgjedhin të ikin diku tjetër, përfshirë në Evropë.

Në fillim të këtij muaji, gjashtë persona, përfshirë fëmijë, u mbytën kur një varkë që transportonte emigrantë nga Libani në Evropë u fundos në brigjet e Turqisë. Roja bregdetare e vendit tha se 73 emigrantë nga katër varka ishin shpëtuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.