Përfshihet nga flakët qiellgërvishtja në Dubai, ndodhej pranë Burj Khalifa

0 172

Një zjarr masiv shpërtheu në një ndërtesë të lartë 35-katëshe në Dubai pranë Burj Khalifa mëngjesin e sotëm.

Videot e mediave sociale treguan flakët duke përfshirë katin e lartë, që ndodhet pranë ndërtesës më të lartë në botë.

Ndërtesa ndodhej pranë ndërtesës më të lartë në botë Burj Khalifa. Forca të shumta zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërtesa është pjesë e një serie kullash të quajtura 8 Boulevard Walk nga Emaar, i mbështetur nga shteti në Emiratet, raportoi gazeta National .

Siç duket në videon e shpërndarë në mediat e huaja flakët janë përhapur në të gjithë ndërtesën ndërsa tymi “pushtoi” zonën. Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka të lënduar nga zjarri që përfshiu ndërtesën.

Vitet e fundit, ka pasur një sërë zjarresh në rrokaqiejt e lartë në Dubai, duke ngritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtesave të tilla.

Leave A Reply

Your email address will not be published.