Pedagogët, protestë ndaj buxhetit. Kundërshtojnë dhe vendimin e fundit të qeverisë për universitetet

0 148

Pedagogët i janë rikthyer protestës dhe kësaj here para Kuvendit të Shqipërisë. Në kohën që në seancën plenare do të miratohej buxheti nen për nen, stafet akademike i kujtuan qeverisë dhe ministres së Arsimit kushtet e vështira të pedagogëve sot.

Ata deklaruan se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre, duke mos përjashtuar mundësinë e bojkotit të sezonit të provimeve. Përfaqësues të Sindikatës së Pedagogëve i kërkuan qeverisë të detajojë rritjen 8% që vjen nga të ardhurat e universiteteve, si dhe të përfshihen në të stafet ndihmëse dhe administrata e shkollave të larta.

Pedagogë të universiteteve kanë folur edhe për vendimin e fundit të qeverisë që i hap rrugë krijimit të institucioneve të pavaruara të arsimit të lartë. Profesorja e drejtësisë, Enkeleda Olldashi, tha se kjo formë do të zvogëlojë financimet për univeristetet publike. Pavarësisht parashikimeve buxhetore për 2023-shin, pedeagogët nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre se arsimi i lartë dhe shkenca në Shqipëri kanë nevojë për më shumë financim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.