Pas 86 vitesh turqit falen tek ”Shën Sofia”. Policia ”blindon” Stambollin

0 377

Besimtarët myslimanë do të kryejnë sot lutjen e parë në Katedralen e Shën Sofisë, e cila është kthyer në xhami, pas 86 vitesh. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka bërë me dije, se lutja do të fillojë në orën 13:00.

Turmat e njerëzve kanë rrethuar ndërtesën, ndërsa mijëra forca policie janë anagazhuar për të ruajtur sigurinë. Ndërkohë në qytet janë stacionuar 17 mijë forca policie, ndërsa është shtuar siguria në rrugët që të çojnë drejt ”Shën Sofisë”. “Falë presidentit Erdogan dhe vendimit të gjykatës ne tashmë do të lutemi të premten tek ”Shën Sofia”.

”Shën Sofia”, trashëgimi 1500 vjeçare e Unesco-s, u shndërrua nga muze në xhami, pasi Gjykata Administrative në Turqi vendosi që t’i anulojë statusin. Gjykata vendosi që godinë nuk do të përdoret për asgjë tjetër përveçse si xhami. Erdogan ndërkohë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, tre imamë do të mbajnë ligjërata në xhami. Ditën e djeshme, presidenti turk, zhvilloi një vizitë tek “Shën Sofia”, për të parë përgatitjet e fundit para faljes së sotme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.