Parashikimi i motit për datën 30 dhjetor 2022

0 361

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat në zonën e veriperëndimit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-3m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 4-6m/s, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -2 deri 13°C
në zona e ulëta -2 deri 19°C
në zona bregdetare 6 deri 19°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.