Parashikimi i motit për datën 18 nëntor 2022

0 139

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe kthjellime. Në mesditë e më tej dendësim i vranësirave. Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më tej marrin karakter lokal.

Era, do të fryjë nga jugperëndimi dhe juglindja mesatare dhe hera herës e vrullshme. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 8 deri 15°C

në zona e ulëta 10 deri 21°C

në zona bregdetare 13 deri 22°C

Leave A Reply

Your email address will not be published.